Kanada, rrëzohet objekti i paidentifikuar/Rasti i tretë në një javë!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanada, rrëzohet objekti i paidentifikuar/Rasti i tretë në një javë!

Rrëzohet një objekt i ri i paidentifikuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës në Veriut. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau tha se “shkeli hapësirën ajrore kanadeze” dhe u rrëzua në Jukon, në veriperëndim të vendit. Dy avionë kanadezë e amerikanë u përpoqën ta gjurmonin objektin dhe siç deklaroi Trudeau, u rrëzua nga një F-22. Ky është i treti objekt që rrëzohet në Amerikën e Veriut javën e fundit.

Fundjavën e kaluar, ushtria amerikane shkatërroi një balonë kineze ndërsa të premten, mbi Alaskë rrëzoi një objekt të paspecifikuar në madhësinë e një makine të vogël.

Treudeau konfirmoi se dha urdhër për rrëzimin e se për këtë çështje ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

Forcat kanadeze po marrin mbetjet e objektit dhe do t’i analizojnë.

Objekti i paidentifikuar dje fluturoi mbi Jukon në lartësinë 12 mijë metra. Ky objekt ishte i “vogël” e në formë “cilindrike”, por duhen analizuar mbetjet që të kuptohen më shumë detaje. Rrëzimi u bë rreth 160 kilometra nga kufiri me Shtetet e Bashkuara, pasi paraqiste “kërcënim për aviacionin civil”.

Objekti më i fundit ishte më i vogël se balona kineze 60 metra e gjatë, e rrëzuar në Karolinën e Jugut të shtunën e kaluar e që dyshohet se po përdorej për spiunazh. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet:

Për shkak të kujdesit dhe me rekomandimin e ushtarakëve të tyre, presidenti Biden e kryeministri kanadez Trudeau autorizuan që ai të rrëzohej. Liderët diskutuan për rëndësinë e marrjes së mbetjeve të objektit në mënyrë që të kuptohen më shumë detaje lidhur me qëllimin dhe origjinën e tij.

Duke dhënë më shumë detaje për këtë mision, Departamenti amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se dy avionë F-22 u nisën nga një bazë ushtarake në Alaskë dhe se objekti u rrëzua nga një raketë e llojit AIM 9X.

Byroja Federale e Hetimit, FBI do të “punojë ngushtë” me policinë kanadeze për këtë çështje.

Dje në një tjetër zhvillim, ushtria amerikane ngriti avionët luftarakë mbi Montana e një pjesë e hapësirës ajrore u mbyll. Por, më pas u njoftua se pati një problem në radar e nuk ndodhi diçka e pazakontë në hapësirën ajrore.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE