Prrenjas, sekuestrohen 65 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme/Një i arrestuar!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prrenjas, sekuestrohen 65 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme/Një i arrestuar!

Operacion policor kundër prerjes së paligjshme të drurëve, një person në pranga, si dhe sekuestrohen 65 m3 dru zjarri në Prrenjas. Sasia po transportohej në një automjet tip “Scania” me rimorkio dhe që u ndalua për verifikim nga shërbimet e Policisë. Blutë arrestuan një 40-vjeçar, i dyshuar se në mënyrë të paligjshme kishte punësuar një shtetas për të transportuar drutë. “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Punësimi i paligjshëm” janë veprat penale për të cilat u ndalua në vendin e quajtur “Urak”. Po ashtu, bëhet e ditur se materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka vijuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Në këtë kuadër, janë sekuestruar 65 m3 dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme si dhe është vënë në pranga 40-vjeçari, që kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas për të transportuar sasinë e druve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Në vendin e quajtur “Urak”, Prrenjas, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për verifikim një automjet tip “Scania” me rimorkio më të cilin po transportoheshin 65 m3 dru zjarri.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se drutë ishin prerë në mënyrë të paligjshme nga shtetasi A. Ç., i cili për transportimin e tyre kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një shtetas.

Gjatë veprimeve procedurale, shtetasi A. Ç. iu ka paraqitur punonjësve të Policisë, një faturë të lëshuar pas ndalimit të automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47860 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE