Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez garën për titull, Erzeni e Teuta ndajnë pikët!

vovalbania February 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë dhe ndez garën për titull, Erzeni e Teuta ndajnë pikët!

Vllaznia fiton derbin e Shqipërisë përballë Tiranës dhe ndez garën për titullin kampion të Superiores. Goli i realizuar nga Herald Marku me 11-metërsh në fillim të pjesës së dytë vendosi sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”, me bardheblutë që bënë gjithçka për të shmangur humbjen, por pa mundur që të shënonin qoftë një gol.

Kuqeblutë, të shtyrë edhe nga mbështetja e tifozëve, ushtruan presion që në minutat e para, megjithatë rasti i parë u krijua nga Hila me një diagonale, që përfundoi mbi tra.

Në të 19-tën Bekaj me reflekset e tij çoinë këndore goditjen e Smajlit, ndërsa para përfundimit të fraksionit hapës Tirana u shfaq në disa momente e rrezikshme në zonën e Vllazninë.

Ekuilibrat në rezultat u prishën në të 50-tën, kur Marku shndërroi në gol 11-metërshin e fituar nga Bekim Balaj në dyluftim me Behiratchen.

Tirana tentoi gjithçka në minutat e mbetura për të barazuar rezultatin por goli bardhebluve nuk erdhi e për rrjedhojë festa në fund ishte për Vllazninë, që e ngushton në vetëm tri pikë diferencën me kampionët në fuqi.

Në “Niko Dovana” Erzeni dhe Teuta ndanë pikët pas barazimit 1-1, me golat të shënuar thuajse me ekstremet e lojës.

Që në minutën e shtatë Sherif Kallaku zhbllokoi rezultatin me 11-metërsh dhe për minuta të tëra rezultati nuk ndryshoi, për të ardhur më pas në fundin e sfidës, kur një krosim i Asllanit u shfrytëzua nga Leao që e dërgoi topin në rrjetë.

Erzeni me pikën e fituar parakalon Partizanin e ngjitet në vendin e tretë, ndërsa Teuta barazon Kukësin në kuotën e 25 pikëve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE