12 shkurti është një datë sa e bukur aq edhe e hidhur për Bora Zemanin, ja pse (FOTO)

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
12 shkurti është një datë sa e bukur aq edhe e hidhur për Bora Zemanin, ja pse (FOTO)

Bora Zemani ka prekur zemrat e të gjithëve ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram. 12 shkurti është një ditë sa e gëzuar edhe e hidhur për moderatoren pasi pikërisht kjo datë shënon ditën e lindjes së gjyshit të saj të ndjerë.

Ndonëse nuk jeton më, Bora çdo vit zgjedh të bëjë një urim shumë të veçantë për të siç ka ndodhur edhe këtë vit. Krahas një fotoje në Instastory-n e saj, Zemani shkruan se kjo datë gjithmonë do të jetë një ditë feste për të, pasi ka lindur njeriu më i bukur që ka njohur.

“Gjithmonë do e ndjej 12 shkurtin si festë sepse është data që ka lindur njeriu më i bukur që kam njohur në jetë. Edhe pse sot gjyshi im nuk është më, ndihem me fat që në jetën time kam patur kaq afër njeriun më frymëzues dhe shembullin më të mirë. Përgjithmonë krenare për ty,”-shkruan Bora Zemani.

12 shkurti është një datë sa e bukur aq edhe e hidhur

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47798 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE