Afërdita Dreshaj na zbulon ‘bisedat e ëmbla’ të të birit me tezen e tij!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Afërdita Dreshaj na zbulon ‘bisedat e ëmbla’ të të birit me tezen e tij!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të vitit të kaluar. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me familjen e saj, ashtu si ka ndodhur dhe ditën e sotme ku ka ndarë me ne një bisedë shumë të ëmbël të vogëlushit me motrën e saj Jehona Dreshaj që është e njohur për publikun si një vajzë shumë e bukur dhe me hire perfekte.

Teze e nip duket se ‘shkëmbejnë’ foto me njëri- tjetrin dhe këtë na e ka zbuluar vetë Afërdita.

Sky dhe Tezi duke shkëmbyer mesazhe gjatë pushimit tim të drekës

Bukuroshja së fundmi ka qenë në qendër të portaleve pasi ka qarkulluar një video ku ajo mohon origjinën e saj shqiptare, teksa e pyesin se nga vjen në një intervistë për kalimtarë në Amerikë, vendin ku ajo jeton. E për këtë shumë e kritikuan, por pa shumë zë, modelja vendosi të reagojë lidhur me këtë.

Teksa një komentues ka shkruar në mbështetje të Jehonës se ajo nuk e ka mohuar pasi nuk është pyetur për nacionalitetin, por për qytetin se nga vjen dhe ajo ju përgjigj ashtu siç duhej, kjo e fundit reagoi duke i bërë ‘replay’ një duartrokitje në formë miratimi për komentin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48384 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE