‘Dështon’ koleksioni i stilistes Hillary Taymour, modelet shfaqen në pasarelë me maska kafshësh!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Dështon’ koleksioni i stilistes Hillary Taymour, modelet shfaqen në pasarelë me maska kafshësh!

Hillary Taymour është bërë e famshme në industrinë e modës pasi është një nga stilistet e reja më miqësore me mjedisin, por pasarela e saj e fundit ka shkaktuar shumë polemika. Stilistja e Collina Strada prezantoi koleksionin vjeshtë/dimër në Javën e Modës në Nju Jork, duke nxjerrë modelet me maska kafshësh.

Komentet në rrjetet sociale nuk ishin pozitive, me përdoruesit që ishin në të njëjtën valë mendimi: “Imagjino të hapësh Instagramin dhe gjëja e parë që të del janë këto”.

Rikujtojmë, se Java e Modës në Paris gjithashtu nisi me diskutime e polemika të shumta. Koleksioni i ri Vjeshtë/Dimër 2023-2024 i shtëpisë së modës Schiaparelli u bë shkak që komentuesit në rrjet të shpërthenin në sharje për shkak se disa prej modeleve kishin në veshjet e tyre koka kafshësh.

Supermodelet Naomi Campbell, Irina Shayk e Shalom Harlow u paraqitën me krijimet e Schiaparelli, të veshura me fustane të cilët kishin si dekor kokë luani, leopardi dhe ujku. Në fakt ato nuk ishin koka të vërteta kafshësh por shqetësoi panik në rrjet. Ndonëse shtëpia e modës sqaroi se asnjë kafshë nuk është dëmtuar për të realizuar ato veshje, për pjesën më të madhe të publikut pasarela e Schiaparelli në Javën e Modës në Paris u cilësua si shokuese dhe shqetësuese. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47671 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE