“Do të jem gjithmonë këtu për ty”, si rrallëherë Fero bën dedikimin emocionues për të bijën!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Do të jem gjithmonë këtu për ty”, si rrallëherë Fero bën dedikimin emocionues për të bijën!

Fero është një nga reperat kosovar, që ka spikatur në tregun muzikor dhe ka pasur një sukses që prej fillimeve të karrierës, për shkak të origjinalitetit dhe teksteve të këngëve të tij, të cilat janë pëlqyer dhe shumë prej tyre janë kthyer në hite. Reperi e nisi karrierën e tij nën menaxhimin e kompanisë “On Records” dhe pas përfundimit të kontratës, ai e vazhdoi rrugën e tij artistike si një artist i pavarur.

E teksa së fundmi, ai ka hasur disa probleme me shtetin dhe jetën e tij private, Fero ka qenë në qendër të mediave. Me anë të një Instastory të postuar pak më parë, ai i ka lënë pas të gjitha këto ngjarje dhe si rrallëherë ka bërë një dedikim emocionues për të bijën teksa ka postuar një foto me vogëlushen.

Do të jem gjithmonë këtu për ty

Së fundmi Arbenita ka mundur të jetë në qendër të portaleve, pasi aludohej për një ndarje të mundshme me partnerin e saj, reperin Fero. Dyshimet nisën për faktin se asnjëri prej tyre nuk e ndiqte më tjetrin në Instagram dhe mendohej se ndoshta çifti i kishte dhënë fund lidhjes së tyre. Më pas shkak u bë një video e postuar nga modelja të një trendi në TikTok, ku ka treguar se Neymar i ka shkruar e kjo u mendua se mund të ketë ndezur xhelozinë e Feros.

Dyshja vendosën t’i japin fund të gjitha thashethemeve dhe vetëm pak ditë më parë postuan një foto së bashku teksa shfaqen duke u puthur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE