Një nga artistët më me ndikim të muzikës hip-hop, shuhet në moshën 54-vjeçare David Jude Jolicoeur!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një nga artistët më me ndikim të muzikës hip-hop, shuhet në moshën 54-vjeçare David Jude Jolicoeur!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare David Jude Jolicoeur, i njohur më mirë me emrin skenik Trugoy the Dove, anëtar i treshes ikonë të rap-muzikës “De La Soul”. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua përmes Tony Ferguson, publicist i grupit muzikor. Ferguson tha se vdekja e Jolicoeur ishte një humbje e madhe, ndërsa nuk dha ndonjë shkak për vdekjen e tij.

Jolicoeur, i lindur në Brooklyn, New York konsiderohej si një nga artistët hip-hop më me ndikim të viteve 1980 dhe 1990. Anëtarët i “De La Soul”, Vincent Manson, i njohur si Pasemaster Mase dhe Kelvin Mercer, i njohur si Posdnuos, formuan treshen e rap-it në 1988 pasi ndoqën shkollën e mesme së bashku në Amityville, New York.

“De La Soul” publikoi albumin e tyre debutues “3 Feet High and Rising” në 1989 që përfshinte hitin “Me, Myself and I”, i cili kaloi 17 javë në top-listën “Billboard Hot 100”. Gjatë karrierës së tyre interpretuese, “De La Soul” u nominuan për gjashtë çmime “Grammy”, duke fituar një për “bashkëpunimin më të mirë pop” me “Feel Good Inc” në vitin 2006.

“The Magic Number”, një këngë tjetër nga albumi i tyre debutues “3 Feet High and Rising”, u shfaq si kënga e fundit në “Spider-man: No Way Home” në 2021. Albumi më i fundit që Jolicoeur dhe “De La Soul” publikuan ishte “And the Anonymous Nobody…” në 2016. “De La Soul” ishte planifikuar të performonte tre shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar duke filluar nga 8 Prilli 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE