Shpërthimi në Sarandë, 30 kg dinamit për të hedhur hotelin në erë!

vovalbania February 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi në Sarandë, 30 kg dinamit për të hedhur hotelin në erë!

Vlerësohet se 30 kg dinamit iu vu hotelit në Sarandë që u rrafshua sot në shëtitoren e qytetit bregdetar jugor. Eshtë fjala për hotel “Bizantin”, i ndërtuar në vitin 1996 dhe që ka dy ortakë, të identifikuar si shtetasit Spiro Çabiri e Dhimitër Evangjeliu. Mësohet se ata janë në proces gjyqësor për pronësinë, që prej vitit 2002. Shpërthimi i fuqishëm i regjistruar rreth orës 05:55 të mëngjesit terrorizoi banorët e zonës që thanë se u zgjuan të frikësuar e të tronditur nga zhurma e fortë. Disa e krahasuan me tërmet, të tjerë menduan për “akt terrorist”.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar nga hedhja në erë e hotelit në qendër të Sarandës, kjo edhe për faktin që hapet në sezonin e verës. Por, dëmet materiale janë të shumta e nga forca e shpërthimit u dëmtuan edhe fasadat e bizneseve e banesave përreth, madje deri në 300 metra distancë.  Hoteli ndodhej në vijën e parë të bregut të detit. Shërbimet e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë. Nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Menjëherë është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47640 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE