Këngëtarja e njohur Jessie J zbulon në mënyrën më të veçantë gjininë e foshnjës!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtarja e njohur Jessie J zbulon në mënyrën më të veçantë gjininë e foshnjës!

Së fundmi, këngëtarja e njohur Jessie J ka zbuluar gjininë e fëmijës së saj të parë. “Sa herë që këndoj, ai lëviz si i çmendur. Oh, po… po bëj një djalë” ka shkruar këngëtarja në një video të saj duke kënduar këngën e ardhshme a capella. Disa orë më vonë, Jessie doli në shfaqjen e çmimeve të BRIT Awards 2023 në Londër me një bluzë të kuqe dhe pantallona, të cilat ekspozuan barkun e saj të rrumullakosur.

“Hera e fundit që kam ecur në këtë tapet të kuq ishte 10 vjet më parë, çmenduri”, Shkroi Jessie J në një video në Instagram. Paraqitja e saj vjen një muaj pasi zbuloi për herë të parë lajmin se ishte shtatzënë. Meqenëse artistja pësoi tragjikisht një abort spontan në vitin 2021, ajo u kërkoi ndjekësve të saj që të ishin më të butë me të këtë herë.

Rikujtojmë, se Jessie u tha ndjekësve se kishte ‘vendosur të lindte një fëmijë vetë’, pasi zbuloi në tetor se ishte ndarë nga i dashuri i saj prej 7 muajsh Max Pham. Jessie kishte qenë më parë e hapur për problemet shëndetësore të padiagnostikuara, duke u thënë fansave se nuk mund të kalonte një ditë të plotë pa vuajtur dhimbje. Me anë të një postimi në Instagram, Jessie shkroi një mesazh me shpresën se mund të ndihmojë të tjerët që kalojnë të njëjtën tragjedi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE