Tentoi të mbyste të dashurën shtatzënë gjatë një debati, arrestohet reperi Playboi Carti!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tentoi të mbyste të dashurën shtatzënë gjatë një debati, arrestohet reperi Playboi Carti!

Së fundmi reperi Playboi Carti është arrestuar në Georgia pasi dyshohet se tentoi të mbyste të dashurën e tij shtatzënë gjatë një debati për testin e atësisë. Reperi i “Shoota” u akuzua se e kapi për fyti gruan dhe e shtyu më 20 dhjetor të vitit të kaluar. Gruaja, e cila thuhet se ishte në lidhje me reperin 26-vjeçar, për më shumë se dy vjet dhe ka jetuar me të në rezidencën e tij në Georgia që nga korriku 2022, u tha policëve se ishte 14 javë shtatzënë në kohën e sulmit të supozuar.

E njëjta u tha policëve se u përpoq të ikte drejt makinës por që ishte zënë sërish nga reperi. Reperi i “Miss The Rage” thuhet se u përpoq ta largonte nga makina dhe i vuri dorën mbi gojën e saj, kur ajo po përpiqej të telefononte policinë. Kur policët mbërritën në vendngjarje, vunë re lëndime në qafë, gjoks dhe shpinë. Artisti ka pasur disa përplasje me ligjin në vitet e fundit që kishin të bënin me çështje të ndryshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE