Zhytini çorapet në uthull dhe thuajini ‘lamtumirë’ gripit!

vovalbania February 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zhytini çorapet në uthull dhe thuajini ‘lamtumirë’ gripit!

Në librin që mbanë titullin “Vinegar Socks” nga Karin Berndi, tregohen një varg mënyrash për shërim nga ftohja, pa përdorur medikamente. Siç tregon edhe titulli, një ndër metodat për shërimin e ftohjes dhe gripit, është veshja e çorapeve, të zhytura në uthull. Mjafton të keni një enë të mbushur me gjysmë uji të vakët. Në të shtoni dy lugë të mëdha me uthull.

Merrni një palë çorape të trasha leshi dhe zhytini në këtë përzierje. Vëni një peshqir në divan apo krevat, ku më pas do të vendosni këmbët, në mënyrë që të mos e bëni pis materialin. Pas 45 minutash, temperatura juaj do të fillojë të bie. Nëse kjo nuk ndodh, përsërisni procesin me një palë çorape të reja. Nëse ndjeni të dridhura në krahë ose këmbë, hiqni menjëherë çorapet. Qëndroni me këto çorape, derisa ato të thahen.

Uthulla ndikon në qarkullimin e gjakut, që shmangë ftohjen. Kjo nxit edhe prodhimin e lëngjeve të humbura. Ndërkaq, për të reduktuar simptomat e gripit për mëngjes zgjidhni omëletë me kërpudha. Vezët janë një burim i mirë i zinkut, një mineral që forcon sistemin imunitar. Kërpudhat, nga ana tjetër, kanë veti antibakteriale, sepse përmbajnë selen, i cili mbron nga ftohja. Gjithashtu, vitaminat e kompleksit B që gjenden tek kërpudhat kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar, duke forcuar kështu trupin kundër baktereve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48449 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE