Falimenton aktori i njohur Danny Trejo, miliona euro borxh ndaj shtetit!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Falimenton aktori i njohur Danny Trejo, miliona euro borxh ndaj shtetit!

Aktori i njohur Danny Trejo ka deklaruar falimentimin. Trejo duket se ka 1.8 milionë euro borxh tatime ndaj shtetit. 78-vjeçari, ka luajtur në filmat e suksesshëm të Hollywoodit si “Machete”, “Spy Kids” dhe serialin e famshëm të Netflixit, “Breaking Bad”. Pavarësisht se karriera e tij filmike vazhdoi në vitet e tij të mëvonshme, Danny e ka mbajtur veten shumë të zënë me bizneset e tij të ndryshme ushqimore, duke përfshirë “Trejo Tacos” dhe “Trejo’s Coffee and Donuts” në Las Vegas.

Lloji i falimentimit do të thotë që bizneset e tij të shumta, ku përfshihet shtëpia e tij diskografike dhe restorantet e tij të shumta në Los Angeles, nuk preken prej tij. Ndërmarrjet e aktorit janë në pronësi të korporatave të cilat ai i krijoi për t’i drejtuar ato. Danny shtoi se ai pret të jetë pa borxhe deri në një moment në vitin 2024. Karriera e tij në Hollywood është ngadalësuar vitet e fundit, por ai u nderua me statujwn e tij të dyllit në muzeun me famë botërore “Madame Tussauds” në nëntor të vitit 2021.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE