Kujdes nga tatimorët e rremë, elementet që duhet të mbani parasysh!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kujdes nga tatimorët e rremë, elementet që duhet të mbani parasysh!

Administrata Tatimore paralajmëron për KUJDES! Individë të paautorizuar po mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë.

DPT, bizneseve: “Ja elementet dallues, që dëshmojnë punonjësit e ligjshëm tatimorë”

Administrata Tatimore njofton se ka identifikuar individë të caktuar, që mashtrojnë bizneset duke u prezantuar si punonjës tatimorë, megjithëse nuk janë të punësuar në strukturat e Administratës Tatimore.

“Sqarojmë tatimpaguesit dhe opinionin publik se punonjësit e Administratës Tatimore ushtrojnë detyrat e tyre funksionale, në zbatim të legjislacionit tatimor në fuqi, duke u identifikuar në subjekte me elementet si më poshtë:

– Badge identifikues (Emer/Mbiemër/Foto/Pozicioni i punës/Emërtimi i Drejtorisë)

– Urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse

– Uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër, të mos lejojnë futjen e tyre në ambjentet e biznesit si edhe të denoncojnë menjëherë në kanalet e komunikimit të Administratës Tatimore:

– [email protected]

– [email protected]

[email protected]

si edhe të kontaktojnë Qendrën e Thirrjeve, numrin e gjelbër: 08000002.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE