Luizi i dedikoi këngë për “Shën Valentin” Kiarës, ja sa klikime ka arritur deri më tani “Me ty”!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi i dedikoi këngë për “Shën Valentin” Kiarës, ja sa klikime ka arritur deri më tani “Me ty”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një ndër gjërat që do të mbahet mend këtë edicion të dytë të “BBV” është padyshim historia e dashurisë së Luizit dhe Kiarë, një histori që ka marrë vëmendjen dhe zemrën e publikut. E dihet se Luizi nuk e pati aspak të lehtë që ta bënte për vete Kiarën. Në ditën e “Shën Valentinit” është publikuar kënga që ai ka krijuar brenda në shtëpi për Kiarën dhe titullohet “Me ty”. Këtë Luizi e ka menduar prej disa kohësh dhe “Vëllai i madh” i ka dhënë mundësinë që ta rregjistoj zërin brenda në shtëpi dhe të realizojë këtë dëshirë të tij. Kënga u pëlqye shumë nga publiku dhe arriti mijëra shikime që në orët e para të publikimit dhe deri më tani kanë kaluar vetëm dy ditë dhe kënga ka kaluar 2.8 milionë klikime në platformën YouTube, të cilat vazhdojnë akoma të rriten.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48165 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE