Mos ishte kjo një ‘kunjë’ për Luizin?! Bledi Mane: “Edhe luanët mund të jenë homoseksualë…”

vovalbania February 16, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Mos ishte kjo një ‘kunjë’ për Luizin?! Bledi Mane: “Edhe luanët mund të jenë homoseksualë…”

Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera.

Mbrëmjen e kaluar banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” morën pjesë në disa diskutime lidhur me tema të caktuara, për të dhënë opinionin e tyre. E një nga temat që krijoi mjaft debat mes banorëve ka qenë mbi martesat brenda së njëjtës gjini. Ishte mendimi i Luizit ku u shpreh shumë kundër kësaj, duke e komentuar kështu:

Në rrugë shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion. Dhe më thotë vajza: “O babi pse puthen ata, siç puth ti mamin”? Çfarë t’i them unë? “Nuk më duket normale”, -më thotë, – “se kështu ti puth mamin, jo ndonjë shok”. Kjo është jonormale, jo normale. Janë të drejtat e tyre dhe duhet t’i respektojmë. Por, por këta nuk po dinë të ndalen. I njohëm si gay, i dhamë të drejtën për t’u martuar, për të adoptuar fëmijë… Po ndaluni more…

Nga ana tjetër, replika e Bledi Manes ngjalli goxha kureshtje në rrjet. Disa ndjekës madje e komentuan si një ‘kunjë’ për Luizin. Pas fjalës së këtij të fundit, Bledi përmendi se si dhe luanët mund të jenë homoseksualë. Le të mos harrojmë se Luizi dryshet thirret me epitetin ‘luan’. Ai u shpreh:

Një debat u shkaktua në Amerikë, nga një serial i “National Geografic”, për filma dokumentarë në Savanat e Afrikës, ku tregonte se homoseksualiteti ekzistonte edhe mes kafshëve. Edhe mes atyre kafshëve që ne i kemi simbol fortësie, që nga luani, zebrat, tigrat… Dhe dua të them që ky planet ndaj është interesant. Sepse nuk ka vetëm një racë njerëzore, nuk ka vetëm një ngjyrë, nuk ka vetëm një stinë, nuk ka vetëm një lloj peme, nuk ka vetëm një lloj lule, nuk ka vetëm një lloj ujëvare… Pra, të jemi realistë, të flasim pa pasione. Ndaj bota është interesante, ndaj jeta është interesante…

@topalbania_radio

Bledi Mane i kundërpërgjigjet Luiz Ejllit në debatin e mbrëmshëm: “Edhe Luanët mund të jenë homoseksualë”! Mendoni se e ka patur kundrejt Luizit?🤔 . . . #topalbaniaradio #uamamitopalbania #newpost #bigbrothervip #luizejlli #bledimane #viral #video #fyp

♬ original sound – Top Albania Radio

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45330 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE