Njohja reciproke Kosovë-Serbi, Amerika nuk ka ndryshuar qëndrim!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njohja reciproke Kosovë-Serbi, Amerika nuk ka ndryshuar qëndrim!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, “Uashingtoni e mbështet plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, përmes të cilit synohet të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, me qëllim përfundimtar njohjen reciproke”.

Çështja e njohjes u aktualizua pas letrave që iu dërguan presidentit serb Aleksander Vuçiç nga homologu amerikan, Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dje për Ditën e Shtetësisë së Serbisë. Në mënyrë specifike, aty nuk u përmend njohja reciproke mes dy vendeve. Ndërkohë,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë “duhet të përfshihet njohja”.

Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës duhet të bëjnë kompromise të vështira për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve, që të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”. Kështu theksoi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një letër drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, që shënohet çdo 15 shkurt.

Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve do të sjellë siguri e prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë e kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb e gjithë rajonin do të jenë të mëdha.

Në letrën drejtuar Serbisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhej se “SHBA-të vlerësojnë partneritetin strategjik që kanë me Serbinë, për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme e të sigurt për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.

Ndër të tjera, sekretari Blinken vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara janë mbështetëse të forta të ambicieve të shtetit serb për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtari i lartë i Uashingtonit përshëndeti edhe “angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-ve, BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë gjatë një vizite të fundit të zhvilluar në Beograd”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE