Rregullat që duhet të dini nëse kërkoni të lini përshtypje të mirë përmes telefonit!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rregullat që duhet të dini nëse kërkoni të lini përshtypje të mirë përmes telefonit!

Fuqia e lidhjeve të forta përmes telefonit nganjëherë duket e pamundur. Ne mendojmë që krijojmë ndikim të mirë vetëm kur jemi përballë dikujt, por jo vetëm. Edhe komunikimi me anë të telefonit ka shumë rëndësi. Volumi ka shumë rëndësi. Edhe nëse personi me të cilin flisni është i vështirë për t’u dëgjuar për shkak të të folurës me zë të ulët, ju duhet ta adaptoni volumin e zërit për ta kuptuar ose, bëni përpjekje që ta takoni përballë.

Arsyeja më e shpeshtë e keqkuptimit përmes telefonit është mosdëgjimi. Nëse në linjë keni një zë që është më i qetë, ndryshoni intonacionin e zërit në bazë të nevojës. Nëse personi me të cilin flisni ju kërkon disa herë që ta përsëritni atë që thatë, kujdesuni që ta ngrini zërin në mënyrë që të dëgjoheni dhe pjesa më e rëndësishme është të dëgjoni. Ritmi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Disa njerëz janë folës të shpejtë, disa të tjera flasin përnjëherësh dhe pastaj pushojnë.

Nëse biseda ka ritëm është më e lehtë të ndiheni më me besim dhe të lidhur më shumë me bashkëbiseduesin. Nëse tentoni që të krijoni një lidhje të mirë përmes telefonit, do të jetë e lehtë që të arrini çfarëdo marrëveshje, ose të krijoni përshtypje të mirë nëse jeni duke kërkuar punë.

Energjia përcillet. Të gjithë kemi nivele të ndryshme të energjisë dhe të gjithë kalojnë nëpër faza të ndryshme të jetës. Duke qenë se në bisedat telefonike nuk mund të shihen emocionet e bashkëbiseduesit që i transmeton përmes syve, është shumë e vështirë të kuptohet se nëpër çfarë po kalon personi me të cilin po komunikoni.

Dëgjimi është çelësi, nëse zëri i tij tingëllon që nuk është mirë, këtu nuk duhet t’i përshtateni. Përpiquni që ta transmetoni sado pak energjinë tuaj në anën tjetër të telefonit dhe mos shkoni shumë larg. Çelësi është të krijoni lidhje me personin në telefon, duke qenë që secili ka personalitet dhe në bazë të tij, i krijon të gjitha lidhjet e mundshme. Por, duhet të jeni të kujdesshëm se si i drejtoheni bashkëbiseduesit, në mënyrë që kjo të mos shkojë deri në ekstrem dhe t’i irritojë ata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE