Shitet në ankand motoçikleta e rrallë “Harley-Davidson” e vitit 1908!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitet në ankand motoçikletë e rrallë “Harley-Davidson” e vitit 1908!

Një motoçikletë e rrallë “Harley-Davidson” e vitit 1908 u shit së fundmi për gati 1 milion dollarë, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për një motoçikletë në ankand. Motoçikleta 114-vjeçare iu shit një blerësi misterioz për 935 mijë dollarë nëpërmjet “Mecum Auctions” në Las Vegas. Ajo besohet të jetë një nga vetëm 12 motoçikletat “Strap Tank” e bërë me shirita çeliku të nikelit.

Motoçikleta, e cila duket më shumë si një biçikletë elektrike moderne me rrotat e saja të holla, u gjet në gjendje të mirë në vitin 1941 nga banori i Wisconsin, David Uihlein. Ai e mbajti atë për 66 vitet e ardhshme dhe së fundmi u restaurua nga koleksionisti Paul Freehill i Fort Wayne, Ind. Ndërkaq, Harley-Davidson u themelua në vitin 1903 në qytetin amerikan, Milwaukee.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE