Shuhet në moshën 82 vjeçare seks simboli i viteve ’60 Raquel Welch!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 82 vjeçare seks simboli i viteve ’60 Raquel Welch!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare aktorja e njohur e Hollywood, Raquel Welch. Lajmi u konfirmua nga menaxheri i saj, i cili tha se seks simboli i viteve 60 ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë. Raquel Welch fitoi një çmim Golden Globe në vitin 1974 për performancën e saj në filmin “The Three Musketeers” dhe u nominua sërish në 1987 për rolin në “Right to Die”. Aktorja amerikane do të mbahet mend si personazhi që ktheu modelin e heroinave të filmave aksion.

Welch u emërua një nga “100 yjet më seksi në historinë e filmit” në një numër të revistës Empire në 1995 dhe u rendit në vendin e tretë në “100 yjet më seksi të shekullit të 20” të Playboy. E ndjera gjithashtu u shfaq në “The Cher Show” në 1975 dhe performoi “I’m a Woman” me Cher. Raquel u martua 4 herë gjatë gjithë jetës së saj me James Welch, Patrick Curtis, Andre Weinfeld dhe Richard Palmer. Me Palmer pati edhe 2 fëmijë, Tahnee dhe Damon Welch.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48409 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE