Tjetër mrekulli në Turqi, shpëton 17-vjeçarja pas 248 orëve nën rrënoja!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tjetër mrekulli në Turqi, shpëton 17-vjeçarja pas 248 orëve nën rrënoja!

Një 17-vjeçare u shpëtua sot pas 248 orësh nën rrënojat e një ndërtese në lagjen Kayabası të qytetit Kahramanmaras të Turqisë. Vajza e re u transportua me autoambulancë në spital. Pas tërmeteve me qendër në provincën Kahramanmaras, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar punën në ditën e 11-të.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave në Turqi (AFAD) ka bërë të ditur se numri i viktimave nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36 187.

Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras janë prekur mbi 13 milion njerëz në 11 provinca turke, përfshirë Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazıg.

Shqipëria do t’i dhurojë Turqisë 1 milionë euro, si ndihmë për vendin pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Mbrëmë në një lidhje telefonike për mediat turke, kryeministri Rama shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa theksoi se Shqipëria nuk do ta harrojë ndihmën e Turqisë pas tërmetit të nëntorit 2019 që goditi vendin tonë.

Një natë më parë u zhvillua një fushatë masive për mbledhjen e fondeve, për të shëruar plagët e të mbijetuarve nga tërmeti. Dhjetra personazhe të famshëm dhe biznesmenë turq morën pjesë në natën e bamirësisë “Turqia një zemër”, e transmetuar në shumë kanale televizivë. 10 ditë më parë, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet fatal me magnitudë 7.8 Rihter. Deri tani janë mbi 41 mijë viktima, ndërsa ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE