Tre të proceduar për dëmtime në malin e Tomorit!

vovalbania February 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tre të proceduar për dëmtime në malin e Tomorit!

Dëmtimet në zonën e mbrojtur në malin e Tomorit, procedohen penalisht tre administratorë subjektesh. Gjatë kontrollit u gjetën tre mjete ekskavatorë, që dyshohet se i përdornin këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Njoftimi zyrtar:

Vijojnë kontrollet e shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme që shkaktojnë dëmtime në malin e Tomorit. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara mëngjesin e sotëm, në malin e Tomorit, janë proceduar penalisht 3 administratorë subjektesh.

Në përfundim të veprimeve, pas kontrollit të ushtruar mëngjesin e sotëm, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat dhe nisi procedimi penal për shtetasit A. B., 36 vjeç, banues në Poliçan, H. K., 48 vjeç, banues në Berat dhe B. L., 48 vjeç, banues në Berat, të tre administratorë subjektesh për përpunimin e gurëve dekorativë, pasi gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit, janë gjetur 3 mjete ekskavatorë, që dyshohet se i përdornin këta shtetas.

Gjithashtu, në nisje të kontrolleve, gjatë ditës së djeshme, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht dhe 3 shtetas të tjerë (një shofer kamioni dhe dy administratorë subjektesh), pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48504 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE