15-vjetori i Pavarësisë, Albin Kurti: Kosova shembull i mirë i demokracisë, kemi dy përgjegjësi!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
15-vjetori i Pavarësisë, Albin Kurti: Kosova shembull i mirë i demokracisë, kemi dy përgjegjësi!

Kryeministri Albin Kurti uron qytetarët në 15-vjetorin e pavarësisë, duke theksuar se “shteti i Kosovës është shembull i mirë i demokracisë në këtë rajon problematik siç është Ballkani”. Deklaratat i bëri në një mbledhje kremtuese të ekzekutivit për 15-vjetorin e shtetësisë.

Detyra jonë kryesore është që kur të vijë 20-vjetori, të jenë shtuar dhe shumëfishuar arsyet që të rejat dhe të rinjtë të mund të zgjedhin edhe Kosovën për një të ardhme profesionale të plotë dhe për një jetë më të mirë.

Sipas Kurtit, “Kosova është projekt i paqes, kontribuuese në paqe dhe garanci për paqe”.

Nëse në vendet e tjera institucionet japin model dhe qytetarët përpiqen ta ndjekin atë model, te Kosova jonë modelin e japin qytetarët e jemi ne institucionet që duhet të bëjmë përpjekje për të ecur pas tyre.

Albin Kurti përmendi dy përgjegjësi që sipas tij, “duhet t’i ketë parasysh çdo qytetar i Kosovës”: trashëgiminë dhe krijimin e një vendi më të mirë për brezat e rinj.

Sot në këtë 15-vjetor të pavarësisë është vendi që të mburremi me diçka që Kosova e bën shumë mirë dhe është fjala për të drejtat që u japim pakicave etnike. Askund në Europë, minoritetet nuk gëzojnë të drejta në çdo nivel, si këtu te ne. Na përket neve të kujdesemi që ky ekuilibër të mos prishet me formula eksperimentuese, të cilat kudo që janë provuar nuk kanë sjellë rezultate të mira.

Kosova është nën trysni gjithnjë e më të madhe për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Marrëveshjen për Asociacionin, Prishtina e Beogradi e arritën në vitin 2013 dhe më pas më 2015-ën, mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015-ën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konkludoi  se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE