15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN kundër “Republikës së prishur”!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN kundër “Republikës së prishur”!

NEWBORN, simboli i Pavarësisë së Kosovës edhe këtë vit vjen me një mesazh drejtuar botës e kësaj here ka menduar në mënyrë provokuese, por gjithnjë duke iu përshtatur aktualitetit. Kjo për t’iu përmbajtur gjendjes në të cilën ndodhen njerëzit dhe shteti që sot feston ditëlindjen e 15-të. Monumenti në Prishtinë dërgon porosinë:

Jo një Republikë e re e prishur!

Autori i veprës, Fisnik Ismaili shpërndau foton e këtij viti duke përmendur emrat e Kosovës dhe Ukrainës, vendit të pushtuar nga Rusia fqinje, rreth një vit më parë, më 24 shkurt 2022.

Aktualisht, Kosova është nën presion të madh për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë e të arritur në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Por, vitet kaluan dhe janë të shumtë ata që shprehen kundër këtij Asociacioni, duke e konsideruar “strukturë që do të çonte në bosnjëzimin e Kosovës”. Me këtë, i referohen Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinë, entitet që në vendin ballkanik ka pushtetin për të ndikuar vendimet politike në nivel qendror. Kundër asociacionit ka dalë hapur edhe qeveria e Albin Kurtit.

NEWBORN, i cili simbolizon lindjen e shtetit të Kosovës u krijua në kohë rekord, brenda 11 ditëve. NEWBORN u zbulua më 17 shkurt 2008 dhe atë ditë, mbi 150 mijë njerëz e firmosën monumentin. Të parët ishin presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.

NEWBORN përbëhet nga një skelet çeliku, i mbuluar me shtresë metali prej 4mm. Çdo shkronjë ka një lartësi prej tre metrash, ndërsa peshon rreth një ton. Ky është monumenti më i vizituar në Kosovë. Prej 17 shkurtit 2008, shtatë gërmat e obeliskut nuk ndryshuan pamjen, deri në përvjetorin e pestë të Pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë, në vite kanë qenë të ndryshme mesazhet e monumentit NEWBORN:

2008: Më i madh se vetë jeta

2013: Mirënjohja

2014: Kujtim për të rënët

2015: Shprehu lirshëm

2016: Izolimi

2017: T’i rrëzojmë muret

2018: Dekada

2019: Mbrojtja e tokës

2020: Luftërat e pafundme

2021:Në përkrahje të luftës së UÇK-së

2022: Gratë me krahë

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45413 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE