15-vjetori i shtetësisë së Kosovës, Blinken rikonfirmon partneritetin Amerikë-Kosovë!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
15-vjetori i shtetësisë së Kosovës, Blinken rikonfirmon partneritetin Amerikë-Kosovë!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken uroi popullin e Kosovës për 15-vjetorin e shtetësisë dhe ka rikonfirmuar partneritetin mes dy vendeve. Shefi i diplomacisë së Uashingtonit bëri të ditur se pret vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sigurisë e të stabilitetit në Kosovë, si edhe në Ballkanin Perëndimor.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke në qendër është thelbësor për këtë gjë. Marrëveshja e propozuar kohët e fundit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian e ka mbështetjen tonë të madhe dhe ajo do të drejtojë shtetin tuaj drejt një stabiliteti më të madh rajonal e për nga integrimet euro-atlantike.

I njohur në publik si plani franko-gjerman, propozimi i Bashkimit Europian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë shërben si rrugë drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Këtë dokument e kanë pranuar si Kosova, ashtu edhe Serbia, por asnjëherë nuk është prezantuar në publik.

Në një draft të publikuar paraprakisht nga mediat, nuk përmendet në mënyrë specifike njohja, por përcaktohen të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim i integritetit territorial, paprekshmëri e kufijve, njohje e simboleve shtetërore dhe gjithashtu një rregullim i veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian, Kosova dhe Serbia i kanë nisur në vitin 2011. Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku te 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar. Tani për tani, që të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale. Kosova insiston në njohje reciproke, ndërsa Serbia kërkon zgjidhje kompromisi.

Aktualisht, Kosova është nën presion të madh për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, sipas marrëveshjes së vitit 2013 me Serbinë e të arritur në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Por, vitet kaluan dhe janë të shumtë ata që shprehen kundër këtij Asociacioni, duke e konsideruar “strukturë që do të çonte në bosnjëzimin e Kosovës”. Me këtë, i referohen Republikës Sërpska në Bosnje-Hercegovinë, entitet që në vendin ballkanik ka pushtetin për të ndikuar vendimet politike në nivel qendror. Kundër asociacionit ka dalë hapur edhe qeveria e Albin Kurtit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47576 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE