“Burg përjetë për Ardian Çapjan”- SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Burg përjetë për Ardian Çapjan”- SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir!

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dhënë pretencën për të akuzuarit për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.

SPAK ka kërkuar burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun, 25 vjet për Florenc Çapjan, nga 20 vjet për Klajdi Dokolin dhe Etien Canin dhe 6 vjet burg për Etien Canin

Ardian Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e babë e bir në vitin 2012 në Elbasan.

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.

Hetimet për ngjarjen u rihapën në vitin 2018 nga disa të dhëna të mbërritura në Policinë e Shtetit, ndërsa prova më e fortë e Prokurorisë së Elbasanit është dëshmia e Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij.

Dëshmia e këtij të fundit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marrë 50 mijë euro për vrasjen nga porositësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE