Fernando Llorente braktis futbollin, 200 gola në karrierë!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fernando Llorente braktis futbollin, 200 gola në karrierë!

Pas afro 200 golave të shënuar dhe 2 dekadave në futbollin profesionist, sulmuesi Fernando Llorente ka varur këpucët në gozhdë. Në moshën 37-vjeçare, bomberi spanjoll ka bërë të ditur vendimin e tij, ku së fundmi u aktivizua me skuadrën e Eibar.

I njohur si ‘mbreti luan’ në tokën iberike, Fernando Llorente mbeti pa skuadër përgjatë muajve të fundit, duke çuar dhe në marrjen e vendimit përfundimtar për t’u tërhequr.

E nisi karrierën si futbollist profesionist tek Baksonia, ndërsa veshi fanellat e klubeve të njohura si Atletik Bilbaos, Juventusit, Sevijas, Suonsi, Napoli apo dhe Totenhemi.

Në total janë 522 ndeshje me klubet, në të cilat gjeti 151 herë rrugën e golit, duke bërë që të kishte dhe një ftesë nga kombëtarja spanjolle, aty ku me ekipin A numëron 24 paraqitje.

Periudha më e mirë në karrierën e spanjollit është përgjatë viteve 2005-5013, ku mbajti veshur fanellën e Atletik Bilbaos ku shënoi dhe 86 gola.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE