Google e TikTok përballen me rregulla më të ashpra të BE-së!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google e TikTok përballen me rregulla më të ashpra të BE-së!

Gjigantët e teknologjisë, përfshirë Facebook, Google, Twitter dhe TikTok do të përballen me rregullat e reja të vendosura nga Bashkimi Evropian, të cilat konsistojnë në caktimin e një kodi etik të sjelljes dhe kontrollit të përmbajtjes në këto platforma. Këto ndryshime vinë si pasojë e shumë të rinjve që ndjekin rrjetet sociale dhe janë të predispozuar të shohin postime me përmbajtje që nuk i takon moshës së tyre, prandaj Bashkimi Evropian i ka kërkuar të gjithë pronarëvë të këtyre platformave të deklarojnë përdoruesit e tyre.

Rregullat e reja, të njohura si Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), klasifikojnë kompanitë me më shumë se 45 milionë përdorues si platforma shumë të mëdha në internet (VLOP) dhe u kërkojnë atyre të bëjnë menaxhimin e rrezikut dhe auditimin e jashtëm dhe të pavarur. Ata gjithashtu do të duhet të ndajnë të dhëna me autoritetet.

Komisioni Evropian u kishte dhënë afat platformave online dhe motorëve të kërkimit deri më 17 shkurt për të publikuar përdoruesit e tyre aktivë mujorë. Ata që etiketohen si VLOP kanë katër muaj për të respektuar rregullat ose rrezikojnë gjoba. Twitter tha të enjten se kishte 100.9 milionë përdorues mesatarë mujorë në BE, bazuar në një vlerësim të 45 ditëve të fundit. Tëitter tha se ka 100.9 milionë përdorues në muaj në BE, bazuar në një vlerësim të 45 ditëve të fundit.

Sa i përket Google, numri mujor i përdoruesve të regjistruar ishte 278.6 milion në Google  Maps, 274.6 milion në Google Play, 332 milion në Google  Search, 74.9 milion në Shopping dhe 401.7 milion në YouTube. Apple tha se App Store i ndërtuar vetëm për  iPhone-ët e saj, ka më shumë se 45 milionë përdorues në muaj, mund të konsiderohet një platformë shumë e madhe në internet. Kështu  kompania do të zbatojë të njëjtat rregulla në App Store për iPad, kompjuterë Mac, Apple Watch dhe TV.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45338 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE