Isli Islami dhe karriera e tij në TAR/ Pse është “zhdukur” momenalisht moderatori nga ekrani?!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Isli Islami dhe karriera e tij në TAR/ Pse është “zhdukur” momenalisht moderatori nga ekrani?!

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

Në festën e organizuar të radios më të dëgjuar në Shqipëri, ka qenë i pranishëm moderatori Isli Islami, i cili një pjesë të karrierës së tij ka qenë prenaztues në këtë institucion. I pyetur për kujtimet dhe eksperiencën e tij personale në këtë radio, Isli është shprehur:

E di sa kujtime dhe në është ndonjë gjë që nuk harrohet, edhe për ne që bëjmë tani televizion dhe kemi gjëra të përjetuara edhe vizualisht, janë kujtimet e radios. Në TAR kam dhënë lajmet dhe moderuar disa emisione. Mbaj mend sikletin 3-4 minuta para se të futesha live për të dhënë lajmet dhe ishin goxha emocione.

Momentalisht, Isli është “zhdukur” nga ekrani dhe projektet e ndryshme televizive, ku kujtojmë se së fundmi ai ka qenë pjesëmarrës në “Dancing With the Stars”. I pyetur nëse është në heshtje aktiv dhe nëse e ndjek programacionin e radios, pavarësisht shkëputjes së tij qoftë nga radioja dhe qoftë nga televizioni:

Nuk jam nga ato që nuk e shoh, kuriozitet kam absolutisht, por mundësi nuk kam gjithmone. Një nga arsyet pse unë jam zhdukur është sepse jam “bukurosh i fjetur”. Po mundohem të fle gjumë sa më shumë. “Wake Up” e kam parë, kam nostalgji dhe kam kuriozitet si do shkojë ditë pas dite. TAR është një libër, ku secili ka kapitulin e vet dhe secili sa vjen e bëhet më i bukur.

Për më tepër, ndiqni intervistën e mëposhtme:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47400 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE