Radion apo televizionin, çfarë zgjedh Erjola Doçi?!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Radion apo televizionin, çfarë zgjedh Erjola Doçi?!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

I ftuar këtë mbrëmje të veçantë, Erjola Doçi flet për radion, teksa gjithashtu bën krahasimin mes radios dhe televizionit.

Më vjen mirë që jam prezente sepse radio është vendi i dytë pas medias ku ne mund të flasim, të ngremë zërin, të japim idetë tona. Në radio ka zë më të fortë se në television. Vizualisht është media. Unë dua dhe pak të dukem, por gjithmonë jam ndjerë e mirëpritur edhe në radio.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE