Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë. Në një video-mesazh Rita nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e mbështetën gjithmonë në rrugën drejt suksesit.

Përshëndetje RTK, jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje.

Video-mesazhi i plotë i këngëtares shqiptare do të transmetohet i plotë në koncertin festiv të RTK-së me rastin e përvjetorit të Pavarësisë, të titulluar “Rrno për me tregue”. Rikujtojmë që Rita i ka dedikuar edhe një këngë Kosovës në vitin 2012 me titull “Shine Ya Light”.

Së fundmi bukuroshja ka ndezur thashethemet se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën sekrete me Taika Waititi. 32-vjeçarja, zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaluar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre. Tani Rita i ka lënë fansat të pyesin nëse e kanë bërë hapin tjetër me një mbishkrim shumë të fshehtë në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47644 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE