Sarah Berisha zbulon se sa romantik është partneri i saj, DJ PM!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sarah Berisha zbulon se sa romantik është partneri i saj, DJ PM!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

E ftuar në këtë mbrëmje të veçantë ishte edhe blogerja Sarah Berisha, e cila na shpalosi më tepër detaje rreth marrëdhënies së saj me DJ PM.

Çfarë dhuratë more për Shën Valentin?

Unë mora një buqetë me lule shumë të bukur dhe një dedikim nga PM. Ishte një surprrizë shumë e bukur për mua, duke qenë se PM është njeriu më jo-romantik në botë. 

A është sara në momentin e saj më të bukur të jetës?

Tani e mira nuk ka fund, por jam në momentet më të mira të jetës absolutisht që kam realizuar shumë gjëra dhe kam njohur njeriun e jetës.

Si kanë qenë eksperiencat e tua në Top Albania Radio?

Gjithmonë kanë qenë shumë të mira, më kanë respektuar shumë. Shumë urime Top Albania Radio edhe 100 vite të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47862 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE