Tragjedi në Bullgari, gjenden 18 emigrantë të pajetë në një kamion të braktisur!

vovalbania February 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në Bullgari, gjenden 18 emigrantë të pajetë në një kamion të braktisur!

Të paktën 18 trupa emigrantësh u gjetën në Bullgari në një kamion të braktisur në një fshat afër Sofjes, njoftoi Ministria e Brendshme bullgare.

“Sipas informacioneve fillestare, kamioni po transportonte emigrantë të paligjshëm, rreth 40 persona në total, të cilët fshiheshin nën lëndën drusore që transportoheshin me kamion”, tha ministria, sipas Reuters.

Të mbijetuarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, thuhet në njoftim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45394 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE