Agrarët: Jemi në opozitë/ Duka: Do të garojmë vetë për këshillat bashkiakë

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Agrarët: Jemi në opozitë/ Duka: Do të garojmë vetë për këshillat bashkiakë

Partia Agrare Ambientaliste mblodhi asamblenë kombëtare me një fokus organizativ për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 majit.

Agron Duka kryetar i PAA, foli për pozicionimin e forcës së tij politike në këto zgjedhje.

“Ne jemi një parti në opozitë dhe vota jonë do të shkojë për kandidatët e kampit opozitar, siç ju e dini tashmë ne do të garojmë më vete dhe vetëm për këshillat bashkiakë, ju e dini se Partia Agrare Ambientaliste është një parti e qendrës dhe ka qenë pjesë e koalicioneve të ndryshme bazuar jo në pazare por në projekte dhe kauza politike si dhe kauza specifike që përfaqëson partia jonë siç janë çështje të mjedisit dhe bujqësisë”, tha Duka.

Agron Duka shpjegoi se përse për PAA, këshillat bashkiak janë të rëndësishëm.

“Gara jonë për këshillat bashkiakë është një përgjegjësi e madhe për ne si parti pasi do të masim forcat tona në një realitet politik vërtet agresiv, për arsye që tashmë dihen pushtet vendor zotërohet nga një forcë e vetme politike dhe ne si parti futemi në kushte të pafavorshme”, tha Duka.

Në mënyrë të posaçme Agron Duka u ndal në garën për Bashkinë Durrës.

“Durrësi është një Bashki për të cilën Partia Agrare Ambientaliste e do të mundohet me të gjitha forcat në përkrahje të kandidatit të opozitës zotit Igli Cara”, u shpreh Duka.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45296 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE