Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Turqia do t’i kapërcejë problemet me eksperiencë e vullnet!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Turqia do t’i kapërcejë problemet me eksperiencë e vullnet!

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama u shpreh se tërmetet me qendër në rajonin Kahramanmaraş të Turqisë janë një tragjedi e tmerrshme, por shefi i qeverisë shprehu bindjen se shteti turk do t’i kapërcejë problemet.

Kjo tragjedi është një prej atyre gjërave në jetë që fjalët nuk mund ta shprehin kurrë. Ne ndodhemi pranë popullit turk dhe lutemi për të prekurit nga tërmeti. Familjet e të prekurve nga tërmeti do ta kapërcejnë këtë, sepse kur bëhet fjalë për rindërtimin e zonës së tërmetit, presidenti dhe qeveria e Turqisë do të bëjnë atë që është e nevojshme. Këtë e kemi parë në Shqipëri dhe atë që bënë ishte e jashtëzakonshme. Sigurisht që tërmeti dhe zona që ai ka prekur nuk mund të krahasohen me tërmetin në Shqipëri, por unë mendoj se Turqia ka të gjithë eksperiencën dhe vullnetin.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehet e shqetësuar nga mungesa e ndihmave të nevojshme për pjesën veriperëndimore të Sirisë të prekur nga tërmetet. Kreu për situatat emergjente globale, Mike Ryan tha se “duhet të kujtojmë që në Siri ka një luftë e cila vazhdon prej 10 vitesh e sistemi shëndetësor është jashtëzakonisht i brishtë”.

Duke përmendur rëndësinë e hapjes së përkohshme të disa pikave kufitare, OBSH shprehet se për momentin janë fokusuar për ndihmat e njerëzve. Thirrjen për mbështetje me 43 milion dollarë për punimet që zhvillohen në Turqinë e Sirinë e prekur nga tërmetet, kjo organizatë e ka rritur në 84,5 milion dollarë.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara po u kërkojnë vendeve anëtare të kontribuojnë me 1 miliard dollarë për të ndihmuar miliona njerëz të prekur nga tërmeti që ka shkaktuar mbi 41 mijë viktima në Turqi dhe Siri. Rreth 5.2 milion njerëz kanë nevojë për këto fonde. Duhet kujtuar se Turqia është shtëpia e numrit më të madh të refugjatëve në botë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45282 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE