Së shpejti me një duet, ekskluzivisht për TAR, David Dreshaj zbulon projektet e tij të ardhshëm në muzikë!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së shpejti me një duet, ekskluzivisht për TAR, David Dreshaj zbulon projektet e tij të ardhshëm në muzikë!

Top Albania Radio ka zhvilluar një mbrëmje gala në nder të 25 viteve të krijimit të saj, me sloganin e “25 viteve kujtime” (25 Years, Creating Memories) pa kurrëfarë nostalgjie për të shkuarën, por me shijen e mirë të saj, kjo radio rend drejt 25 viteve të ardhshëm, sido qofshin ata, të lehtë apo të mundimshëm, të artë apo të zymtë, pa ju trembur asgjëje, sepse diçka e krijuar me dashuri, që mbahet gjallë nga dashuria, frymon prej saj çdo ditë, është e sigurt në triumfin e pashmangshëm e të përjetshëm.

Në këtë mbrëmje gala mjaft të veçantë për radion më të dashur dhe më të pëlqyer nga të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pjesëmarrës ishin të gjithë ata që kanë punuar për të, kanë dhënë një kontribut të madh dhe gjithmonë kanë qenë të palodhur. Yje nga bota e madhe e televizionit, artistë, këngëtarë, moderatorë, prezantues, aktorë dhe figura të tjera publike mjaft të njohura u mblodhën në Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të festuar  25-vjetorin e radios më unike.

I ftuar këtë mbrëmje të veçantë, David Dreshaj u shpreh falenderues për fansat që e duan dhe i dëgjojnë këngët e tij.

Unë vij shpesh në Tiranë, më pëlqen shumë Tirana…. Seriozisht vetëm falenderime, është një gjë që e kam dashur gjithmonë që në fëmijëri, diçka që më plotëson. Mendoj që të gjithë artistët ia dedikojmë publikut falenderimet. Po mos të ishin ata, ne nuk do kishim vëmendjen, dashurinë shikueshmërinë…

Ekskluzivisht për TAR, David Dreshaj na zbulon projektin e tij të radhës në muzikë.

Besoj një duet shumë shpejt…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE