“Si e ëma dhe e bija…” Ja çfarë kanë të përbashkët Elita Rudi me vogëlushen e saj!

vovalbania February 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Si e ëma dhe e bija…” Ja çfarë kanë të përbashkët Elita Rudi me vogëlushen e saj!

Elita Rudi edhe pse jo pjesë aktive e televizionit që kur u bë nënë për herë të parë me djalin e saj Zëri, gjithmonë ka arritur të jetë në vëmendjen e mediave. Herë me video-t ‘funny’ duke kërcyer me bashkëshortin e saj, reperin Gjiko e herë duke postuar fëmijët e saj, prezantuesja bukuroshe nuk ‘humbi’ gjatë periudhës së saj të pauzës edhe nga rrjetet sociale.

Bukuroshja shpesh poston foto dhe video nga jeta e saj e përditshme dhe fëmijët e saj. Vetëm pak më parë ajo ka postuar në Instastory një video ku tregon vogëlushen e saj duke ngrënë sushi që mesa duket qenka ushqimi i preferuar i saj dhe këtë të përbashkët mes prezantueses dhe Botës na e ka treguar vetë ajo.

Si e ëma dhe e bija. E duam shumë sushin

Teksa prej kohësh e dinim se prezantuesja do t’i rikthehet televizionit duket se planet ishin më të afërta nga çfarë kishim menduar. Prej pak kohësh bukuroshja është rikthyer në ekran në një nga televizionet në Kosovë. Këtë sezon të ri po e shikojmë Elitën përsëri në moderim pas një shkëputje prej pak vitesh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48502 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE