Arrin në mbi 45 mijë numri i viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vazhdon shpëtimi i të mbijetuarve nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Tre persona, mes tyre një fëmijë u nxorën të gjallë nga rrënojat e tërmetit që tronditi Turqinë. Prindërit ia dolën të shpëtojnë ndërsa fëmija humbi jetën më vonë si pasojë e dehidratimit, njoftoi një anëtar i ekipit të shpëtimit.

“Dëgjuam zëra ndërsa gërmomim. Kur gjejmë njerëz që janë gjallë jemi shumë të lumtur”, tha Atay Osmanov, anëtar i ekipeve të shpëtimit nga Kirgizstani.

Sipas autoriteteve numri i viktimave nga tërmeti ka arritur në 40,642. Bilanci pritet të rritet duke patur parasysh se nga tërmeti janë shkatërruan 345,000 apartmente dhe shume njerëz rezultojnë ende të zhdukur. Në Siri, autoritetet thonë se kanë humbur jetën 5800 persona, megjithatë shifra nuk ka ndryshuar për ditë të tëra.

Futbollisti nga Gana Christian Atsu është gjetur i vdekur në ndërtesën ku jetonte në jug të Turqisë, një javë pas tërmetit, njoftoi sot agjenti i tij turk.

Kreu i Programit Botëror të Ushqimit i kërkoi autoriteteve në veripëndim të Sirisë që t’i jepnin fund pengimit të qasjes në zonë, ku do t’i ofrohet ndihmë qindra mijëra njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. Javën e kaluar agjencia tha se po i mbaronin rezervat në veriperëndim të Sirisë dhe kërkoi që hapeshin më shumë pika kalimi në kufirin me Turqinë.

Që prej së premtes, 143 kamionë me ndihma të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë kaluar në zonën e kontrolluar nga rebelët në veri-perëndim të Sirisë, pas rifillimit të operacioneve të ndihmës në 9 shkurt, njoftoi zëdhënësi i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin dhe Cështjet Humanitare.

“Ne po përshkallëzojmë operacionin ndërkuftiar të ndihmës dhe po planifikojmë të dërgojmë më shumë kamiona çdo ditë,” tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE