“Ti e ke lejuar të të masakrojë…”, Bledi “shpërthen” kundër Armaldos!

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ti e ke lejuar të të masakrojë…”, Bledi “shpërthen” kundër Armaldos!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Spektakli i sotëm ka nisur me debate të forta mes banorëve, ku në qendër ka qenë situata e krijuara mes Luizit dhe Armaldos. Në lidhje me këtë situatë Bledi ka reaguar ashpër kundër Armaldos, duke e cilësuar edhe si pervers. Ai i tha atij se ai vetë e ka lejuar Luizin ta ofendojë dhe ta “masakrojë”.

Bledi: Ti e ke lënë veten dy muaj të të zhysë, të të masakrojë…Ti je pervers Maestro pranoje…

Gjatë javës banorët kishin një sfidë nga Vëllai i Madh, ku folën për çështje të ndryshme shoqërore në Shqipëri. Luizi bëri një deklaratë të pamenduar gjatë lojës. Ai “shigjetoi” komunitetin LGBTQ, por për këtë kërkoi falje sonte publikisht, pasi sipas tij, nxitoi dhe foli pa u menduar mirë që po fryen dikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47634 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE