Mbështetëse e madhe e Luizit, Dafina Zeqiri ‘ironizon’ Oltën

vovalbania February 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbështetëse e madhe e Luizit, Dafina Zeqiri ‘ironizon’ Oltën

Big Brother VIP Albania” nuk ka përfshirë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe personazhet publike. Figura të ndryshme kanë folur rreth dinamikave dhe banorëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha i cili foli me superlativa për Luizin.

Mes tyre, ka qenë edhe Dafina Zeqiri ajo e cila ka zbuluar dy të preferuarit e saj nga ky reality-show pak javë më parë. Artistja nuk përfshihet shumë në tema të tilla dhe madje është tërhequr edhe nga intervistat e shpeshta.

Teksa Efi ka dalë artistja vijon mbështet Luizin. Pak ditë më parë ajo ka ndarë një foto të tijën në Instagram duke shkruar: “Nëse do të jesh fitues, atëherë ji i patrembur si një luan”.

Suportin për Luizin ajo e tregon shpesh, edhe duke komentuar në fotot e postuar në Instagramin e tij.

‘Më i miri. Pikë’- shkruan ajo poshtë fotos së fundit të Luizit. E sigurisht, replikat nuk kanë munguar. “Ke vënë pikçuditëse’- ishte një koment ndaj Dafinës e kjo e fundit nuk ia përtoi. Duke i bërë ‘tag’ këtij personi, Dafina i kthen me ironi: “Ok ‘Olta’”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE