Buka që nuk të shëndosh, recetë e thjeshtë dhe e shpejtë

vovalbania February 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Buka që nuk të shëndosh, recetë e thjeshtë dhe e shpejtë

Është një recetë mjaft e thjeshtë, e dhënë nga Nadine Rexhepi, bashkëshortja e shefit më të mirë të kuzhinës botërore Rene Rexhepi.

Është një lloj buke që ka efekte fantastike për sistemin tretës dhe zemrën.

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, shto 550 gr arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke. Lyje tavën me pak gjalpë.

Fute për një orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Përveç farave të linit dhe chia-s, të gjitha frutat e thata lihen në ujë gjithë natën. Pastaj me grirës elektrik grihen imët bashkë me fara lini dhe chia. Mund t’i shtosh boronica të thata.

Nëse e ruan në vend pa dritë, të ajrosur ( jo të mbyllur në qese plastike) dhe ha të paktën nga një-dy feta, nuk ka gjasa që të prishet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE