“Është mbajtur në një resort”/ Çfarë ka ndodhur me fatin e mbretit të kumarit? Klodiana Lala zbulon mesazhin e ardhur nga Kolumbia për Ervis Martinajn

vovalbania March 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Është mbajtur në një resort”/ Çfarë ka ndodhur me fatin e mbretit të kumarit? Klodiana Lala zbulon mesazhin e ardhur nga Kolumbia për Ervis Martinajn

Gazetarja Klodiana Lala, duke komentuar në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinaj, ndërsa ka deklaruar se është e dyzuar në lidhje me fatin e tij, ka zbuluar edhe një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi atë që ka ndodhur me mbretin e lojërave të fatit.

Aty thuhet se Martinaj është mbajtur në një resort në Kolumbi.

“Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni, por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë? Kam shkruar edhe kur ai kaq qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë ‘viktimë’, pra i akuzuar. Unë kam qenë e balacuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra.

Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhje për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin. Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala në një studio televizive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47783 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE