“Mega skuth”, “I pabesë”/ Nominimi “përplasi” ashpër Luizin dhe Kristin

vovalbania March 18, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
E futi në ‘kurth” dhe e çoi në nominim, Kristi shpërthen ndaj Luizit: Je i shëmtuar, banal dhe vulgar

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

“Mega skuth”, “Skuth”, “I pabesë” dhe të tjera epitete të tilla përdori Kristi ndaj Luizit.

Për të ulur “gjakrat” dhe për të sheshur debatet mes tre të nominuarve, Vëllai i Madh organizoi një darkë speciale për Luizin, Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që ata të sqaroheshin për të gjitha keqkuptimet që kishin me njëri-tjetrin.

Kristi: Mbas Kutisë së Pandorës, mendoja që ishim lidhur shumë me njëri-tjetrin, bënim biseda bashkë, qeshnim me njëri-tjetrit. Mua ma përmirësonte ditën, të them të drejtën. Ky dënimi që morëm dhe mënyra se si e trajtoi, mori meritat për veten. Ai ka luajtur me disa njerëz dhe unë jam treguar tolerant , nuk kam reaguar. Mua më preku sepse ishte marrëdhënia e dytë, që unë doja ta mbaja dhe u prish.

Luiz: Është shumë e drejtë ajo që thotë, por unë nuk kam zgjedhur që loja ime t’i pëlqejë banorëve. Unë dua të kundërtën. Do luftoj me të gjitha mënyrat që të arrij qëllimin tim. Do ketë gracka, kurthte, thika pas shpine, çdo gjë. Përgatitu.

Kristi: Reflektimin që kishe dje, mbaje.

Luiz: Ti gjithmonë rikthehesh mbrapa.

Kristi: Unë doja minimunim e respektit ndaj teje. Ne kemi ndenjur bashkë.

Luiz: Ato që unë kam ndërmend t’i bëj do t’i bëj.

Kristi: Unë Luizin e konsideroja mik.

Olta: Si mund ta kesh mik Luizin, kur ti thua ai bën lojë të shëmtuar? Ti çdo ditë e thua këtë. Ke thënë që ai është shembulli më i keq në shtëpi.

Kristi: Po e drejtë, por ne shpenzuam kohë bashkë.

Olta: Po ti e ke sharë gjithmonë, si mund ta kem mik?

Kristi: Ajo ishte java e dytë, kur sajoi atë sëmundjen.

Olta: Nuk flet një mik ashtu, ti nuk e ke patur mik.

Kristi: Nuk po thua asgjë si gjithmonë, po e devijon bisedën.

Olta: Jo nuk është e vërtetë. Të ka interesuar për lojën tënde Kristi.

Kristi: Luizi tregoi që mund të reflektojë dhe më dha opsione në tavolinë.

Luiz: O Olta nuk kemi nevojë për avokte ne moj burrneshë.

Olta: Jo, nuk po bëj avokaten.

Zhaklin:

Arbër: I kam ndjekur live kohën më të madhe të debateve. Mezi pres të shikoj bisedat pas “Prime”. Do doja ti them Kristit që ai flet gabim, kur flet për popullin shqiptar ashtu.

Kristi: Njerëz toksik janë.

Arbër: Më vjen keq, kur flet disa fjalë që nuk duhen. Ku e di ti çfarë do populli.

Kristi: Olta, Luizi kanë qenë shumë toksikë në shtëpi. Populli këtë do.

Arbër: Njerëzit që ti ke ndenjur?

Kristi: Po. Unë jam prekur në sedër. Ai duhet të më kishte thënë mua një gjë, “Shiko Krist, janë momente të vështira”.

Arbër: Je i njëjti personazh që kam parë të vakët brenda në shtëpi. Ju krijuar brenda shtëpisë një lojë të pandershme. Fshiheshit pas fjalës “lojë”, dhe tani ka filluar të cënohet kjo gjë.

Armaldo: Nga e marta deri të shtunën, unë jam ofenduar gjithë kohën nga Kristi. Më ka thënë injorant.

Kristi: Nuk të kam thënë injorant, të kam thënë ke mendime injorante.

Armaldo: Më ka thënë je grada e fundit.

Kristi: Asnjëherë nuk e kam thënë këtë.

Armaldo: Kristi ka probleme me luhatjen.

Kristi: Ku ishte problemi me luhatjen aty?

Luizi: Po lërë të mbarojë mo Krist.

Armaldo: Sa i përket Arbërit, unë i jap dorën për atë që tha. Unë e kam parë si “thikë pas shpine”. Luizi bëri një lojë perfekte për të na dërguar të tre në nominim.

Kristi: Ti po thua gjëra që nuk kanë sens tani. E ke mënyrë këtë. Unë u preka në sedër, ti jo. Ti vdes për atë gjë, unë jo. Unë mbrojta identitetin tim.

Olta: Po ti i dhe dorën.

Kristi: Kur ia dhash dorën? Tregoi që reflekton.

Luiz: Jam penduar që futa Kristin në tualet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE