Sulmi me armë zjarri i mori jetën rojes së godinës. Arbana Osmani njofton nëse do të vazhdojë Big Brother Vip Albania

vovalbania March 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi me armë zjarri i mori jetën rojes së godinës. Arbana Osmani njofton nëse do të vazhdojë Big Brother Vip Albania

Spektakli i mbrëmjes së sotme të Big Brother Vip Albania është anuluar. Arbana Osmani është shfaqur sonte në studion e boshatisur duke njoftuar se mbrëmja e sotme do i dedikohet ngjarjes së rëndë ku banorët janë informuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ku u vra me armë zjarri roja i sigurisë.

“Ne e kemi të pamundur që sonte të kemi një spektakël. Por kemi vendosur të gjejmë forcën dhe të shkojmë në shtëpinë e shqiptarëve. Ke vendosur që sot këtë spektakël t’ia dedikojmë të ndjerit dhe kemi zgjedhur që me gjithë dëshirën për të mos i traumatizuar, këtë lajm ta ndajmë me banorët sepse ngjarja ka ndodhur pak metra larg shtëpisë së tyre. Të reflektojnë dhe të marrin një vendim nëse ndihen të sigurt për të vazhduar këtë rrugëtim”, tha Arbana Osmani.

Ajo i kërkoi banorëve të vendosin vetë ata nëse janë të sigurt nëse duan të vazhdojnë rrugëtimin e tyre duke i siguruar se jeta e tyre nuk është në rrezik pasi për sigurinë e Top Channel sot është në këmbë një shtet i tërë.

“Jeni izoluar aty prej shumë ditësh ndërkohë që jeta juaj vazhdon aty, vazhdon edhe jeta jashtë që vazhdimisht ka shumë ngjarje të bukura por ndonjëherë ka edhe momente jo të bukura. Jam në një studio pa publik.

Sot për mua dhe kolegët e mi në Top Channel është një ditë zie. Në orët e para të mëngjesit të së hënës Top Channel është goditur nga një sulm terrorist dhe ka mbetur i vrarë një nga rojet tona të sigurisë. Duke ju siguruar që ambienti ku ju jeni është akoma më e sigurt se ka qenë gjithmonë sot është një shtet i tërë në këmbë. Do doja ta ndjeni dhe të kishit besim se ju jeni të sigurt. Nëse ndonjëri prej jush ndihet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim ne do ta kuptojmë se nuk është e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Banorët mbetën të shokuar nga ngjarja e rëndë ndërkohë që shumë prej tyre u përlotën nga shoku i pësuar dhe nga humbja e jetës së një pafajshmi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE