Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon

vovalbania March 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon

Historia mes Lorencit dhe Keisit e cila ishte mbyllur disa kohë më parë duket se po rinis sërish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Së fundmi Keisi, i ka rrëfyer Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP.

Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të. Më pas Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.

Pjesë nga biseda:

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

Keisi: Jo, e kam përballë.

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

Nita: Oo kuku

Lorenci: Tani e kapa unë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE