Bie ashensori, plagosen 8 persona, mes tyre gruaja shtatzënë dhe dy fëmijë

vovalbania April 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bie ashensori, plagosen 8 persona, mes tyre gruaja shtatzënë dhe dy fëmijë

– Tetë persona, mes tyre një grua shtatzënë kanë mbetur të lënduar pasi një ashënsor ka rënë nga kati i dytë në parkingun e një pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë një natë më parë, në lagjen Emshir në Prishtinë, në një banesë ku ashensori ka rënë nga kati i dytë në bodrum dhe për pasojë janë lënduar tetë persona.

Në ashensor gjendeshin tetë persona, dy prej tyre ishin fëmijë.

“Gruaja shtatzënë edhe dy fëmijët kanë pësuar traumë të madhe”, u shpreh një banor për mediat e Kosovës.

Ai u shpreh se kanë probleme të shpeshta me këtë ashensor, i cili nuk kishte as 24 orë që ishte vënë në funksion pas një kontrolli.

Në shkurt të këtij viti në ashensorin e ndërtesës të njëjtë ishin lënduar pesë gra, njëra prej tyre kishe pësuar frakturë në këmbë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE