Kiara kupton strategjinë e Big Brother për të nominuarit

vovalbania April 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara kupton strategjinë e Big Brother për të nominuarit

Kiara ka kuptuar strategjinë e Vëllait të Madh i cili vendosi që mbrëmjen e djeshme të dërgonte në nominim banorët që kishin marrë më pak vota.

Ajo tha gjatë një bisede me Luizin, se katërshja që nuk u nominua, pra Kiara, Efi, Dea dhe Kristi kanë qenë në nominim dhe Big Brother ka vendosur të kundërtën për të prishur fushatën e Luizit.

“Kjo katërshja që nuk u nominua, mendova që këta ishin të nominuarit dhe Big Brother-I duke qenë se ti kishe bërë atë fushatën që nominoni Dean, Kristin dhe i kishe thënë banorëve çfarë të votonin, mendoj se ata bënë të kundërtën e asaj që do dilte”, tha Kiara.

Pra edhe një javë tjetër Dea ka sërish imunitet, duke u bërë banorja më imune përgjatë gjithë këtij edicioni të Big Brother Vip Albania

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48250 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE