Rama u ndikua nga Luizi për këngën e fushatës?! Hasani: Është e ngjashme me “Çapaçulja”

vovalbania April 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama u ndikua nga Luizi për këngën e fushatës?! Hasani: Është e ngjashme me “Çapaçulja”

Në emisionin “Më Lër Të Flas” mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me këngët e përzgjedhura nga partitë politike për fushatën elektorale të Zgjedhjeve.

Vëmendje ka marrë kënga e përzgjehdur nga socialistët “Vetëm Përpara”, e cila këndohet nga Petrit Vullkani. Zafina Hasani deklaroi se kënga është zgjedhur në bazë të trendeve të momentit, ndërsa shtoi se është e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar po ashtu nga Petrit Vullkani.

Romeo e pyeti Hasanin nëse fama e Luizit ka ndikuar në përzgjedhjen e këngës së fushatës nga PS, dhe ajo u përgjigj se po.

“Është rryma e momentit. Është si Çapaçulja. Ajo dëgjohet. Po normalisht që ka ndikuar dhe Luizi. Kjo rrymë dëgjohet”- tha ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE