Dje e mbrojti, por çfarë ka thënë Arbana pak kohë më parë për programin Për’puthen

vovalbania April 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dje e mbrojti, por çfarë ka thënë Arbana pak kohë më parë për programin Për’puthen

Arbana Osmani u përfshi ditën e djeshme në diskutim me banorët e Big Brother Vip Albania në lidhje me shikueshmërinë e programit Për’puthen dhe personazhet që marrin pjesë në këtë format.

Një ndër to është Efi, e cila është pjesëmarrëse në BBV për të dytën herë brenda një edicioni. Nisur nga përplasjet e Efit me Luizin në lidhje me këtë format, një ndërhyrje e bëri edhe Arbana.

Ajo i kërkoi Luizit që të tregojë më shumë respekt për vajzat që marrin pjesë në këtë format duke treguar guxim. Arbana nuk nguroi të sulmojë edhe Kiarën duke thënë për të se ka bërë dashuri poshtë jorganit duke i ngritur pyetjen Luizit si do ndihej ai nëse do sulmohej Kiara për këtë gjë ashtu si ai po bën me vajzat e Për’puthen.

Por vetë Arbana është pyetur në lidhje me këtë format pak vite më parë, në kohën kur Për’puthen kishte kulmin e audiencës në raport me të gjitha programet e tjera në Top Channel. Ajo e ka konsideruar si një program falso dhe të zhurmshëm.

“Jo nuk e ndjek. Falso. Shumë i zhurmshëm. Por lexoj për të online dhe më bëhet qejfi për suksesin”, shkruante Arbana në atë kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47751 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE