“Çfarë problemi ka kjo grua?”, deputetja e njohur shqiptare shpërthen ndaj opinionistes së BBVA

vovalbania May 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çfarë problemi ka kjo grua?”, deputetja e njohur shqiptare shpërthen ndaj opinionistes së BBVA

Vizita e Zhaklin Lekatarit në Serbi ka shkaktuar zhurmë të madhe dhe ka ngjallur reagime të shumta nga figurat publike.

Lekatari përveç vizitës atje u shpreh gjithashtu se ‘ndihet më e sigurt në vendin ku nuk ka shqiptarë’, e që bëri të kishte reagime të ashpra ndaj saj.

Një reagim të parë bëri këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Nita Latifi.

Ndërsa tani për këtë ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu.

“Feministja” Zhaklina thotë se ndjehet e sigurt në atdheun e dhunuesve të 20.000 mijë grave e vajzave të Kosovës dhe jo veç. Thotë se ndjehet e sigurt atje sepse nuk ka shqipe!! Çfarë problemi ka me shqipet kjo grua? Urrejtje po mbjell, urrejtje do korrësh, prandaj rri në Beograd Zhaklina sepse me ata ke të përbashkët gjuhën e urrejtjes ndaj shqipeve. Zot shpëto shqipet nga feministet si Zhaklina”, ka shkruar deputetja duke etiketuar Nita Latifin në postim.

“Çfarë problemi ka kjo grua?”, deputetja e njohur

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE